Cilësia e ajrit nga matja që i është bërë këtë mëngjes është dukshëm me ndryshe se mëngjeset e tjera. Sot kur veturat po qarkullojnë cilësia e ajrit është 59Pm.
Ndërsa, dje në këtë kohë kur qarkullimi i veturave ishte i ndaluar për ne qendër të kryeqytetit, cilësia ishte 74pm (grimcave në milion).
Në bazë të matjeve të Ambasadës Amerikane, Prishtina për disa javë qëndroi si qyteti i parë më i ndotur në botë.
Komuna e Prishtinës, pas rënies së nivelit të grimcave të rrezikshme për cilësinë e ajrit, mori vendim që veturat të lejoheshin të hynë për ne qendër.