NËSE JENI NJË PREJ TYRE QË VRAPOJNË NË MËNGJES NË NATYRË PARA SE TË HANË MËNGJESIN, JU JENI MË TEPËR TË PRIRË QË TË PËRJETONI “LUMTURINË” E VRAPIMIT.
Teoria zhvillohet rreth një hormoni të quajtur leptin. Leptina është e lidhur me ndjenjat e ngopjes, është hormon që shtohet pasiqë të hani duke ndihmuar që të ulet uria. Atletët e qëndrueshëm që stërviten rregullisht kanë nivele më të ulta të leptinës, nëse trajnoni për maratonë atëherë jeni rregullisht e uritur.
Në një studim të ri të publikuar nga Metabolizmi i Qelizës studjuesit e kanë ekzaminuar ndikimin e letinës në trurin e minjve laboratorik- pasiqë ata kanë leptinë njejtë si njeriu. Shkencëtarët kanë penguar sinjalizimin e leptinës në njërin grup prej minjve, duke mashtruar trurin e tyre që të mendojnë se nivelet e leptinës janë të ulëta.
Minjtë në këtë grup kanë përfunduar duke vrapuar dyfishin e distancës kundrejt grupit tjetër të cilit nivelet e leptinës nuk u janë manipuluar.
Për më tepër, minjtë që kanë patur nivele të ulëta të leptinës kanë patur prirje të preferojnë kafazin me rrotë për vrapim kundrejt kafazit me rrotë që nuk ka mundur të vrapohet. Këto studime kanë zbuluar se sa më e ulët leptina, miu dëshiron të vrapojë më gjatë.
STUDIMI TEK NJERZIT
Studiuesit mendojnë se ky studim mund ti referohet edhe njerëzve, si duket nivelet e ulta të leptinës tek vrapuesit mund të luajnë rol në euforinë dhe kënaqësinë që ndjejnë ata duke vrapuar.
Kjo ka kuptim pasiqë vrapuesit e rregullt që stërviten rregullisht, andaj edhe kanë nivele më të ulëta të leptinës, kënaqen me sporte dhe ndjehen të lumtur kur vrapojnë me kilometra. Mund të jetë paradoksale që disa raste shkaktojnë uri, gjë që na bën të dëshirojmë të vrapojmë edhe më shumë dhe të ndjehemi të lumtur gjersa e bëjmë një gjë të tillë.
Kjo teori ka kuptim në perspektivën evolutive pasiqë njerëzit e hershëm kur kanë qenë të uritur u është dashur ti rezistojnë rrugëve të gjata për të gjetur ushqim. Ndjenja e kënaqësisë është e lidhur me evoulucionin si motivim i tyre për të kërkuar ushqimin më tej, për tu siguruar që do e gjejnë ushqimin e duhur dhe për mbijetesë.
Është me rëndësi që të dallojmë këto zbulime se nuk nënkuptojnë që ju të vraponi me qëllim shumë gjatë apo shumë shpesh me stomakun bosh, pasiqë mund të ndjeni dhembje tërësisht të ndryshme nga euforia e pritur, është me rëndësi të furnizoni trupin tuaj me ushqim që të mund të vraponi dhe të ndjeheni mirë.
Ky studim na furnizon me zbulim shkencor se pse një vrapim i shkurtë dhe u hershëm mund të na bëjë të ndjehemi aq mirë