Dr. Shevqeti nuk ishte mjaftuar vetëm me përfundimin e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd m enotën maksimale, por pasi kishte filluar punën e mjekut në Gjilan, pas pak vitesh mori udhë në Zagreb, në Klinikën Shtetërore “REBRO” për të specializimin në fushën e Urologjisë, gjithashtu, me notë maksimale.
Kthimi me trenin ndërkombëtar “Akropolis” paralajmëronte se dr.Shevqeti nuk ndalej në një stacion, sepse jeta – udhëtimi me tren nuk përfundon në stacione, por është udhëtim i gjatë dhe kështu ndodhi. Dr. Shevqeti edhe sot është në mision – udhëtim – në punën e tij të palodhshme humane në shërbim të atyre që kanë nevojë.
/Kthimi në kohë ose kthimi me ‘Akropolis’ i dr. Shevqetit!/
Lexojeni rrugërimin jetësor të dr. Shevqet Mehmetit nga vitet e specializimit në fushën e Urologjisë në Zagreb, si e kaloi jetën atje, si u njoh me emrat më të njohur të mjekësisë, si u kthye në Gjilan, si u prit në qytetin e tij të lindjes, si e hapi Repartin e Urologjisë, kush e ndihmoi me pajisje për t’i dhënë repartit formën e një reparti model në Kosovë, cilat infermiere u angazhuan në repart, si i vizitonte pacientët edhe natën në repart, kur e braktisi spitalin, etj, etj…
Dr. Shevqeti sot po i bën 35 vjet punë në urologji dhe 42 vite që kur nisi punën si mjek i përgjithshëm.
Lexoni, se ia vlen…
KUJTIMET NGA SPECIALIZIMI 4 VJEÇAR NË ZAGREB, HAPJA E REPARTIT TË UROLOGJISË DHE KABINETIT PËR ULTRAZË NË GILAN. SOT, 24.04.2020 U BËNË 35 VJET UROLOG.
Nëpër rrugët e jetës – aty ku ora e jetës nuk ndalet kurrë…!
Koha për të shkuar në specializim erdhi…
Unë me herët kisha përcaktuar se specializimin do ta bëjë në Zagreb. Nuk kisha informata nga ndonjë koleg si ka kaluar gjatë specializimit, pasi isha i pari që shkoja për të specializuar në Zagreb. Student nga Gilani kishte, në Zagreb ishte Behelul Brestovci që ishte mësimdhënës.
Kisha lexuar mjaftë për Kroacinë, për kulturën, për shkrimtarët, artin. Kisha njohuri të bollshme edhe për shkrimtarin më të madh kroat Kërlezhën, që kishte thënë se “Ballkani shtrihet deri te dera e hyrjes në hotelin Esplanada në Zagreb”. Isha kurreshtar për këtë thënje.
U nisa me trenin “Akropolis”, mbërrita në “Kolodvor” në Zagreb, shkova drejt të vendosem në ditën e parë në hotelin “Esplanada”.Te shoh ku është kufiri i Ballkanit, si deklarohej Kërlezha. Në perendim asgje të re si thoshte Remarku, si çdo hotel, si çdo menatlitet i hoteleve që kishin rangim të lartë. Të nesërmen u takova me dr. Josip Pasinin që ishte urolog me nam në Kroaci. Familja e tij ishte gjenerata e katërt e urologëve, baba i tij, Miram Pasini ishte duke punuar në Klinikën e Urologjisë të fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kroacisë “Rebro” në Zagreb. Paramendoja, kjo familje ka gjeneratën e katërt të urologëve, ndërsa unë intelektuali i parë universitar në familje. U vendosa me preferencën e tij në Pantovçak, ku qëndrova dy vite, pastaj kalova në sheshin ‘Britanik’. Nuk kisha shumë informata për këtë zonë. Më vonë u informova se aty jetonin zagrebasit e vjetër dhe aristokracia kroate.
U pranova në Klinikën e Urologjisë në QKUK “Rebro” me respekt. Pritja ishte e mrekullueshme. Si mentor pë fillim e kisha dr. Josip Pasinin.
Ah Gilan, ah zaman…! Ah Gjilan, ah kohë…!
Në klinikë çdo ditë e më tepër u adaptoja, probleme me gjuhë fare nuk kisha, pasi studimet universitare i kisha kryer në Beograd. E lajmërova prof. dr. Sava Peroviqin se gjendem në specializim në Zagreb. Ai me kishte frymëzuar për urologji. Puna në klinikë ishte e organizuar si ora e Zvicrës, detyrat që duhet kryer i dija .Në mëngjes ishte takimi profesional, ku çdonjëri i kishte pozitat e caktuara. Në rendin e parë doajenët: akademik Ljubomir Çeçuk, prof. Vlladimir Gabriq, prof. dr. Mladen Vidoviq, prof. dr. Zvonimir Marekoviq dhe primarius Ivanka Broz.
Klinika e urologjisë gjendej afër stadiumit Maksimir. Doemeos me ardhë në banesë duhet kaluar sheshin “Bana Jellaçiq”, që atëherë quhej “Sheshi i Republikës”. Zakonisht zbritja ime ishte në shesh, pastaj një shëtitje rekreative në rrugën kryesore “Ilica”, ku ishin argjentarët Kuzhnini, Gjon Gjoni dhe rrobaqepësi i njohur boshnjak, Mustafa.
Viti i parë i specializimit kaloi me fazën e adaptimit, pa ardhur fare në shtëpi.
Kur isha në vitin e tretë, regjistrova studimet pas-universitare nga urologjia, duke përcjellur ligjërata edhe në klinikat tjera të urologjisë si në “Vinogradska”, “Ozren Novosell”. Pastaj, regjistrova edhe studimet pas-universitare nga Ultrazëri klinik si gjenerata e parë në Jogosllavi, gjithsejt ishim 18. Kontaktet me mjekët e njohur kroat dita ditës shtoheshin, me akademik Kashtellan, me prof.Verhovac, me kirurgun Ivo Mlinariq, doktoreshën Boras.
Qëndroja në klinikë edhe jashta orarit të punës, për të qenë më aktiv në sallën operative. Në shumicën e rasteve ktheja vonë në banesë. Nevojitej shumë punë, bëhej shumë lodhje e madhe, pasi paralelisht të kryesh specializimin, dy studime pas-unevresitare nuk ishte lehtë.
Vizitoja kohë pas kohe kinemane, teatrin “Jazavac” te Fadil Haxhiq, shkoja në “HNK”, në stadiumin “Maksimir” për ta shikuar Dinamon. Në fund u takova me Skender Halimin që studionte shkencat politike, Xhavit Ahmetin që ishte në doktoraturë në Institutin “Strosmajer”.
Gjatë qëndrimit në Zagreb isha pjesëmarrës i Kongresit të nefrologëve në Split, ku takova dr. Zeqirija Sait, internistin e njohur gilanas. U vendosëm në hotelin Llav, ku kaluam tre ditë bashkë.
Erdhe dita 24.04.1985 kur iu nënshtrova provimit specialistik para komisionit akademik prof.dr. Ljubomir Çeçuk, prof. dr.Vladimir Gabriq dhe prof. dr. Mladen Vidoviq. Nota maksimale në provim, të gjithë me përqafuan, duke më lavdëruar për punën, sjelljet, diturinë. Në ndërkohë eliminoja provimet e studimeve pas-universitare nga urologjia dhe ultrazëri. Prof Çeçuk më prefereroi të shkoj dy muaj në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë te prof. Rakovac dhe dy muaj në Slovenjgradec te prim.dr. Bojan Pirkmajer. Kaluan edhe keta muaj, u ktheva përsëri në “Rebro”, ku kisha kaluar këto vite të bukura, ku kisha fituar dituri dhe përkrahje të madhe. Më kujtohet momenti i ndarjes. Në sallë ishin të gjithë punëtorët. I pashë afër tri pako të mëdha, nuk dija pse janë këto pako. Drejtori i Klinikës Urologjike duke ditur që përherë të parë do të kenë urolog në Gilan, kishte paketuar material urologjik dhe instrumente.
U nisa me “Akropolis” prej Zagrebit për në Fushë Kosovë, me fjalët e prof. Çeçukut nëse dëshiron të kthehesh – derën e ke të hapur te ne në Zagreb.
Ah Gilan, ah zaman…!
Kryetar i qytetit të Gilanit ishte Milaim Zeqiri, ndërsa drejtor ishte dr. Sadik Shala. Kur erdha pritja ishte plotë vnerë, pasi asgje nuk kishin përgatitur për ardhjen e urologut, për ecurinë e punës.
Pas disa momenteve nervozizimi, u gjenda në dilemën a të rri në Gilan ose të kethehem prapa në Zagreb.
Me ndanë një dhomë me 10 shtretër dhe një dhomë me dy shtretër në Repartin e Kirurgjisë. Kisha vetëm një motër të rregullt, Bisen, ndërsa pas ores 15:00 për pacientë kujdeseshin motrat e kirurgjisë. Shkoja 3-4 herë brenda natës të vizitoja të sëmurët.
Në dhjetor operova pacientin Z.M. nga tumori në fshikëz, duke ordinuar pastaj në mënyrë intravesicale citostatike thyotepa, që më vonë u bë punim shkencor ne Kongregsin e Urologëve të Jugosllavisë në Strugë.
Filloi të transferohet Gjinekologjia nga Spitali i vjetër në objektin e ri, këshu u hap mundësia të formohet Reparti i Urologjisë.
Filluam me shokët e babait dhe prindin Ramushin të bëjmë thyerjen e mureve në orët e pasditës, duke e rregulluar ordinancën specialistike. Ndihma ishte nga shokët e babait që ishin mjeshter. Kështu, Halili, Gania, djali i Zeqë postierit më ndihmuan të rregullojë ordinancën. Në Shkollën e Mjekësisë ofroja mësim në tri gjuhë, duke ligjëruar lëndët e kirurgjisë dhe anatomisë.
Filluam me ndihmën e qytetarëve, pa ndihmën e Spitalit dhe qytetit të rregullojmë Repartin e Urologjisë. Muhamedi pikturonte muret, Avni Behluli solli piktura ,Dragani solli mbi 500 çarqafë, Ilmiu solli për nxemje, Halili rregullonte dyert, dritaret, pllakat. Filluan nënat tona të sillnin lule, Hyseni solli tavolinat për shtrat ku do te ndahet ushqimi nga motrat medicinale. Ishte imitim i Klinikes “Rebro”.
Me 21 dhjetor 1987 u hap Reparti i Urologjisë. Ishte hapje solemne, ekspozita e piktorit Avni Behluli, 150 pjesëmarrës.
Ortoped nga Shkupi erdhi primarius dr. Halid Shaban, kështu u bë reparti i përbashkët. Nga nxënësit që u kisha dhënë mësim regrutova motrat medicinale, Ruzhica, Drita, Mevlydja, Shefkija, Gyltenja. Motër kryesore erdhi Ylfete Canaj.Kështu, reparti mori fizionominë e vet.
Faktorët e qytetit më ndanë mirënjohje me 1988. Delegacione vizitonin repartin. Isha edhe mjek i ekipeve sportive. Bëja presion të faktorët e qytetit për blerjen e ultrazërit. Të gjithë drejtorët e organizatave ekonomike së bashku me drejtorin e ‘Bankosit’ u zotuan për blerjen e aparatit të ultrazërit.
Ishim të parët në Kosovë. Vinin pacientët edhe nga qytetet tjera. Kaluan kështu vitet deri me 21 dhjetor 2002 kur e boshatisa Spitalin. Ne vitin 2000 vdiq dr. Zeqirija Sait, pastaj u bë tërmeti. Unë u ndava nga Spitali.
Gjatë këtyre viteve punoja punime shkencore, vizitoja kongrese e konferena, u ndanë mirënjohje nga qyteti, shoqatat urologjike.
Sot, me 24. 04. 2020 u bënë 35 vjet nga dhënja e provimit specialistiknë fushën e Urologjisë. Keshtu, një karrierë 42 vjeçare si mjek, pasi në detyrën e mjekut fillova detyrën disa vite më herët.
Fjala e redaksisë:
Pra, doktor Shevqet Mehmeti mbetet një pionier i urologjisë jo vetëm në Gjilan, i cili me 1887 hapi Repartin e Urologjisë. Për gjithë këto vite, fillimisht mjek e pastaj specialist i Urologjisë, i diplomuar dhe i magjistruar me notat maksimale 10, pjesëmarrës i shumë kongreseve e konferencave shkencore rajonale e ndërkombëtare, autor e bashkautor i shumë punimeve shkencore, mbetet shembulli më origjinal i një humanisti që për këto vite kurrë nuk tha jo. Nuk tha jo kur pacienti e qytetari kishte nevojën për dijen e tij, për ndihmën e tij, për dorën e tij, edhe ditën, edhe natën, edhe në festë, gjithmonë.
Prandaj, unë Nexhat Buzuku, botues i gazetës online Arenapress.info i shpreh falenderime, mirënjohje e respekt pafund.
Të urojmë e të dëshirojmë edhe shumë e shumë vite jetë e punë në shërbim të atyre që kanë nevojë për ty!
Sukseset e doktor Shevqetit na bëjnë krenarë ne si qytet, si rajon e përtej.
Ah kohë…! Sa shpejt tretesh e sa të padukshëm e ke ritmin e jetës!
/Rrëfimi i dr. Shevqet Mehmetit/
/Përgatiti dhe redaktoi për shtyp: N.Buzuku, botues i portalit Arena Press/Arenapress.info/
Nuk lejohet kopjimi i tekstit ose ribotimi pa leje të botuesit.