“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin për produktin ushqimor vendor me përbërës kancerogjen të shitur në tregun vendor dhe atë evropian.
Cili shtet i Bashkimit Evropian e detektoi i pari praninë kimikatit kancerogjen, akrilamideve, mbi vlerën e lejuar në produktin e Vipa Çips.
Si rezultuan analizat e mostrave të kryera në laboratorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës?
Sa nga produktet në treg u tërhoqën e sa ju shitën konsumatorëve?
Pse i pari i inspektorëve të AUV nuk e pranon procesin e asgjësimit?
Cilat janë pasojat e akrilamideve?
Për këto dhe të tjera ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili transmetohet çdo të shtunë nga ora 20:00, në KTV, TV Arta dhe “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi