Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se pa ia hequr asnjë pikë e asnjë presje, kryeministri Albin Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të arritur në Bruksel më 2015.
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se po të njëjtën marrëveshje, Kurti atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare.
Sipas saj, e vetmja gjë konsistente te Kurti është mungesa e konsistencës.
Ajo madje tha se kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim; “a e ka pasur gabim atëherë, apo e ka gabim tash?”.
“Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, shkroi ajo në Facebook.