Më mbledhjen e të enjtes në Këshillin e Bashkimit Evropian, REL ka marrë vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
E ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Në lidhje me këtë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së dhe njëherësh ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Sipas saj, çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Pikë. Çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje te mëtejme”, ka deklaruar Çitaku. /teve1.info/