Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është deklaruar rreth konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.Çitaku ka thënë se Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste, derisa ka thënë se Kosova duhet të dënojë sulmet e këtyre dy organizatave.“Tash, pa interpretime, këto janë faktet: 1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit. 2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.
Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku në Facebook.E pyetur në komente nga gazetari kosovar Muhamet Hajrullahu nëse në kohën kur ajo ishte ministre, por edhe ambasadore e Kosovës, a i ka dënuar Qeveria e Kosovës, veprimet e këtyre dy organizatave, Çitaku ka thënë se në kohen kur ka qenë Ministre e më pas ambasadore, këto organizata janë shpallë terroriste.Madje, ajo ka thënë se edhe atëherë, janë dënuar veprimet e këtyre dy organizatave të shpallura terroriste.
Çitaku: Në kohën kur kam qenë unë ministre, Hamasi dhe Hezbollah janë shpallur organizata terroriste
Ndani këtë artikull