Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Çitaku këtë vendim e ka konsideruar debalk politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti, shkruan teve1.info
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetarja e PDK-së tha se ja ku e kanë sjell Kosovën sjelljet infantile dhe avantureske të Qeverisë.
“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Cfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Sipas komunikatës së Këshillit Evropian, vendimi përfshin heqjen e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë, duke përfshirë kështu të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në të njëjtin regjim të vizave.