Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “Kuvendit gjithëserb” i mbajtur të shtunën më 8 qershor në Beograd.
Çitaku ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe se “Kuvendit gjithëserb” është vazhdim i mendësisë së vjetër.
“E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.” – ka shkruar Çitaku.
Më tej, ajo ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.
Shkrimi i saj:
Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!
“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.
E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.
Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Ëashingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.
Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët.