Lista Serbe, mëngjesin e së enjtes doli me një njoftim, përmes të cilit tha se qytetarët serbë veturave të tyre mund t’ua vazhdojnë regjistrimin pas skadimit, ani pse bartin targat KM.
Por, përgjigje tjetër kishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se këto targa ilegale do të largohen gradualisht.
“Duam të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë. Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM pa ndërprerje”, kanë thënë nga Lista Serbe.
Por, Lista Serbe ani pse nuk ishte e pranishme në Kuvend, përgjigjen e morën nga vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ajo qendra në Rashkë, nuk lëshon më targa KM…. Gradualisht targat e paligjshme do të nxjerrën nga përdorimi…”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë ky dakordim mes palëve në Bruksel, sipas analistëve pritet t’i ulë tensionet në terren.
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, thotë se gjendja në veri pritet të jetë e qetë deri në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Më nuk ndodh asgjë në terren, derisa të përfundon dialogu me një marrëveshje gjithëpërfshirëse , nuk ndryshon kurgjo në terren, as nuk i hekin ata targat ilegale, as këta nuk shqiptojnë gjobat…”, deklaroi Ymeri.
Ndërkohë vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se derisa negociatat të vazhdojnë, targat KM do të mbetet dhe do të mbijetojnë./tëvë1/