Gazetari kosovar, Valon Syla, ka dalë në mbrojtje të diasporës kosovare pasi ndaj tyre është drejtuar gishti për përkeqësimin ekstrem të situatës pandemike në vend.
Ai ka thënë se faji është i Qeverisë Kurti që ka lejuar dasmat dhe klubet e natës, deri shton se një pjesë e fajit është edhe tek tollovia e madhe në aeroport.
“Faj ka Qeveria Albin Kurti që i lejoi dasmat dhe klubet e natës… një pjesë e fajit është edhe turma e madhe në aeroport”, shton tutje Syla.
Ai thotë se faj kanë edhe institucionet që kanë lëshuar teste falso covid negative dhe që mbi 130 mijë vaksinave u skadoi afati.
Në fund gazetari Syla paralajmëron se do të ketë ndëshkime në zgjedhje.
“Faj kanë institucionet që lëshuan teste fallco, përderisa, 133 mijë vakcina i gjujtën në bërllog. Tash ska mbet tjetër veç me i njeh viktimat edhe me leshu dënime të mëdha mbare e mbrapsht… por do të dënoheni në zgjedhje”, ka përfunduar Syla.