Kjo është këmba e futbollistit Valon Behrami që shfaq një fëmijë me një top përballë Urës së Ibrit. Aty shihen edhe avionët luftarakë që mbulojnë qiellin mitrovicas gjatë kohës së luftës në Kosovë, telat gjemborë dhe plumbat e shkapërderdhur në tokë.
Behrami ka lindur në Mitrovicë, ndërkaq është shpërngulur në Zvicër në moshën pesëvjeçare. Ai sot përfaqëson helvetikët në ndeshjen ndaj Serbisë, pas një performance bravuroze ndaj Brazilit në përballjen e parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.