By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Çka shkoi keq me asfaltimin në Bilinicë të Gjilanit?
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Çka shkoi keq me asfaltimin në Bilinicë të Gjilanit?

Përditësimi i fundit: April 8, 2024 11:30 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Avni Rudaku

- Advertisement -

Bilinica ose Bilishta është një fshat në skajet kodrinore-malore të Gjilanit, i kufizuar me Dobrosinin me shumicë shqiptare, zyrtarisht në Republikën e Serbisë, dhe brenda Kosovës, afër me Pogragjën, Stublinën e Sllubicën. Duket në vijë ajrore edhe fshati piktoresk Llovca. Është fshat i veçuar, me natyrë shumë të bukur e pjellore-bujqësore e blegtorale. Fshat ndërkufitar.

Prej kohësh, Bilinica ka qenë mjaft e anashkaluar, tamam siç është në skaj, gjeografikisht. Këtë muaj, dolën fotografitë e asfaltimit të disa rrugëve të lagjeve rurale të Bilinicës, ku ishin përzgjedhur fotografitë më artistike nga pushteti komunal, për ta dhënë mesazhin te publiku, se ishte bërë një investim i shkëlqyeshëm infrastrukturor, por ishte më shumë propagandistik.

Për disa vjet e kam vizituar me biçikletë këtë fshat dhe shkova dje me shokun tim të ngushtë, por kësaj radhe me veturë. Sapo hymë në fshat, u dëshpëruam shumë. Rruga kryesore përveç që është e ngushtë, nuk ishte prekur fare. Rruga kryesore ishte pa trotuarë anash dhe pamë shumë fëmijë duke u argëtuar në rrugën kryesore të Bilinicës, ku kalojnë veturat, pavarësisht se janë të rralla. Ajo që na zhgënjeu edhe më shumë, por edhe banorët që takuam, ishte mosrregullimi i kanalizimit fekal anash, kundërmimi gjatë verës dhe mungesa e asfaltimit total edhe të rrugicave të lagjeve të tjera në Bilinicë. Kundrejt anashkalimit total nga qeverisjet e kaluara të Qemajl Mustafës e Lutfi Hazirit, asfaltimi dosido nga qeverisja e Alban Hysenit ishin të mirëseardhura, por zhgënjyese ishte investimi i pjesshëm infrastrukturor me mbetje të kundërmimit dhe pa trotuarë.

Fshatrat ndërkufitare kudo në botën e zhvilluar, kanë prioritete në investime, për të motivuar edhe më shumë ngulitjen në fshatra. Bilinica nuk ka bimë që nuk e bën. Edhe blegtoria është fantastike. E pamë edhe një bari para moshës së pensionimit, duke i ruajtur disa lopë të mrekullueshme. Takuam shitësin në shitoren e vetme në Bilinicë, shumë të mirësjellshëm dhe nuk na shiti pupagjelat, sepse dyshoi që kanë mundur të jenë moti kohë në raft. E takuam edhe një bujk që kishte humbur sasi të mëdha të grurit, vitin e kaluar, për shkak të reshjeve të tepërta në kohën e pavolitshme dhe ishte i zhgënjyer me subvencione minimale prej 600 eurosh, e që veç për pleh, i shkuakan aq shumë mjete financiare, e lëre më për të tjera materiale e pajisje agrare.

Bilinica është fshat tërheqës turistik jo vetëm nga banorët e Gjilanit, por vijnë edhe nga Prishtina e Lipjani, duke u organizuar piknikët në natyrë nga shumë familje dhe na tregoi bilinicasi se, nga pakujdesia e disa turistëve lokalë, ishte ndezur një zjarr i madh, duke u rrezikuar shumë natyra e bukur e Bilinicës, duke ndërhyrë me shpejtësi edhe banorët.

Qeverisja e Alban Hysenit duhet urgjentisht të intervenojë në rrugën kryesore, në ndërtimin e trotuarëve dhe rregullimin e kanalizimit, asfaltimim e rrugicave të mbetura, rritjen e subvencioneve, ndërsa “Hidromorava” duhet të ndërhyjë në pastrimin e ujit të pijshëm, pasi përkundër rregullimit të pjesshëm të ujësjellësit, uji nuk përdoret nga banorët dhe ka dëmtuar bojlerët e banorëve (ngrohësit elektrikë të ujit), pasi nga uji krijoheshin guralecë që krijonin avari dhe i dilnin mjaft punë riparimi bojlerëve, mjaft shpesh, për t’i dëlirë dhe pastruar nga këto materiale fizike-kimike.

Investimet janë të mirëseardhura, por ato duhen të jenë të plota. Bilinica duhet të jetë kryeprioritet. Jo me investime shkel e shko për shkrepje të edituara artificiale e pushtetare.

Edhe sot këto lagje të qytetit do të mbetën pa energji elektrike
A është haram mbjellja e flokëve? Përgjigjet Shefqet Krasniqi
Tahiri: Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut
Kryetari Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin E JONA
Vetëm një rast me Covid-19 dhe asnjë i shëruar në Kosovë
Artikulli i mëparshëm Fitore Malaj merr titullin Doktor Shkence në fushën e Pedagogjisë
Artikulli tjetër Ditë e ngrohtë sot, temperaturat deri në 26 gradë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.