Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të rrezikshëm, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
Ai ka njoftuar se për të njëjtën gjë nesër do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij sot kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Kosovës. Është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai përmendi se shkelja me e madhe është bërë në nenin 56 të Kushtetutë së Kosovës që flet për të drejtat dhe lirinë themelore të njeriut.
Por çka thotë neni 56 i Kushtetutës.
“Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] 1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna. – 17 – 2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”.
Ndërkohë, kështu flasin nenet e përmendura në nenin 56.
Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore
të njeriut.
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë
ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për
mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të
pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë
ato.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Neni 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]
Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.
Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar]
1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.
2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk
konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të
formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të
shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë.
3. Trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar.
Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]
1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me
përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:
(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;
(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një
bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një
vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në
mënyrën e përcaktuar me ligj;
(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një
institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;
(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik
për shoqërinë;
(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për
largim ose ekstradim.
2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në
gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më
shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda
dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose
lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është
sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një
periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari
– 9 –
konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para
gjykimit.
3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë
deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa
vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.
4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike
për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda
një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet
lirimi i personit.
5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të
drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.
6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën
e përcaktuar me ligj.
Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve
të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
– 10 –
2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet
për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një
afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta,
konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i
përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose
sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në
proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t’u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë
paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët
mund të sqarojnë faktet.
5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet
fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.
6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,
nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.
7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat
dhe procedurat e veçanta për të miturit.
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
1. Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes,
nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën
e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime
kundër njerëzimit.
2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i
përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
3. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës
penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i
favorshëm për kryesin e veprës.
– 11 –
Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes]
1. Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë
familje në pajtim me ligjin.
2. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve.
3. Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.
Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]
1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të
manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose
refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të
marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një
gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të
të drejtave të personave të tjerë.