Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh, manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshejhen e arsenalit të armëve serbe.
“Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese”
Clark shpreson që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen.
“Sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë”, tha ai.