By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Clark: Serbia është dora e Rusisë, ka rrezik për konflikt në Ballkan
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Clark: Serbia është dora e Rusisë, ka rrezik për konflikt në Ballkan

Përditësimi i fundit: July 10, 2024 8:33 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili në mars të vitit 1999 kishte dhënë urdhër për bombardimin ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe ka thënë se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor, në rast se Rusia nuk ndalohet në Ukrainë.

- Advertisement -

Ai gjatë një interviste online bashkë me kryeministrin Kurti për rrjetin e njohur televiziv amerikan, CNN, ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkan.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë dhe i shërben interesave të saj. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini. E ajo që ai do nga Putini është sigurisht autoriteti për të përdorur forcat e tij në Kosovë, dhe sigurisht ndarja e Bosnjës dhe bërja e ‘Serbisë së Madhe’”, ka thënë Clark.

Sipas tij nëse në 30 vjetët e fundit ka pasur shumë dhunë e vrasje dhe është menduar se NATO-ja e ka ndaluar një gjë të tillë njëherë e përgjithmonë, por konflikti në Ukrainë dëshmon se ai problem mund të vijë në Ballkan.

Clark tutje ka thënë se NATO duhet të përfshihet në çlirimin e Ukrainës, ashtu siç bëri në Kosovë në vitin 1999.

“Putin e di se ne nuk duam provokim që çon n konfrontim bërthamor dhe vazhdon të na paralajmërojë me stërvitje bërthamore. E di se NATO nuk ka frikë nga kjo. Ne (gjatë vitit 1999) këmbëngulëm, NATO këmbënguli sepse SHBA si lider këmbënguli dhe Britania po ashtu, ashtu sikurse Albright dhe Clinton. Ne nuk u tërhoqëm. Kjo është koha kur NATO duhet ta dyfishojë vendosmërinë e saj se Putini nuk do të fitojë dhe duhet të bëjmë më shumë sesa të ofrojmë armatim. NATO duhet të bëjë më shumë, për shembull në Kosovë sot ka 25 vjet demokraci, është shtet i lirë. Isha atje, të gjithë kanë një histori tmerri ashtu siç e rikujtoi kryeministri (Albin Kurti) dhe të gjithë janë falënderues për NATO-n. Duhet të jetë e njëjta për Ukrainën, duhet ta shpëtojmë Ukrainën. Është detyra jonë si NATO”, ka thënë Clark.

Kuvendi i Gjilanit, refuzon faljen e taksës së vitit 2023 për bizneset
Rrahman Jashari i reagon Kurtit: Nuk vendosni ju kush i udhëheq sindikatat
Haziri: Rreth 600 mijë euro investime në ujërat e zeza në Dobërçan
Ndihma Franko-Gjermane, jetike për bisedimet Kosovë-Serbi
Pogragja e vendosur për ndryshim
Artikulli i mëparshëm Kurti për CNN: Serbia sikurse Rusia, do zgjerim të territorit
Artikulli tjetër Ballkani e nis me fitore në kualifikimet e Champions League

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.