Çmimet e naftës në Kosovë nuk po shënojnë ulje.
Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson jeten e qytetarëve të Kosovës, shkruan Jepi zë.
Përderisa litri i naftës normale kushton 1,79 euro, nafta e pasuruar me aditive ka shkuar në çmim rekord, 1,87 euro për litër.
Kujtojmë se sot kryetari i naftëtarëve ka thënë se në Kosovë nuk do ketë zbritje të çmimeve të naftës, deri në përfundimin e luftës në Ukrainë.