Çmimet e produkteve të naftës në Kosovë mbesin të njëjta sikur ditën e dielë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimet tavan të publikuara të dielën do të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe gjatë ditës së hënë.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.78 Euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.41 Euro për litër;
Kurse çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.74 Euro për litër.