Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve
Në një postim në Facebook, Hoti ka njoftuar se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%.