Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur edhe çmimet e naftës.
Çmimet kanë shkuar në mbi 100 dollarë apo 88.83 euro për fuçi.
Kjo ka rritur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë.
Po ashtu çmimet e arit dhe jenit japonez, kanë shënuar rritje.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.
Tregjet e aksioneve në Hong Kong,Sydney , Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.
Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Wellington kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Jakarta dhe Bangkok.
Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.