By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Çmimet nuk janë rritur në Ukrainë, e pse në Kosovë po?
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Opinion

Çmimet nuk janë rritur në Ukrainë, e pse në Kosovë po?

Përditësimi i fundit: March 10, 2022 6:02 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Publicisti dhe gazetari me banim në Londër, Daut Dauti, ka kritikuar rritjen alarmanteve të çmimeve në Kosovë, duke bërë një analogji mes Kosovës dhe Ukrainës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. Për të, këto rritje çmimesh nuk duhej të ndodhnin, përderisa në vendin ku po luftohet, në Ukrainë, nuk ka pasur rritje çmimesh pavarësisht nevojave.

- Advertisement -

Ai vlerëson se rritja e çmimeve të vajit në Kosovë është alarmuese.

“Rritja e paarsyeshme e çmimeve, sidomos e vajit, është alarmuese. Nuk mundet një litër vaj të jetë tri herë më i lartë në Prishtinë se në Londër, qytet i cili ka fuqi blerëse disa qindra herë më madhe dhe që në rast të luftës sulmohet i pari.”

Tutje, ai ka kritikuar edhe qytetarët që po blejnë rezerva të mëdha të vajit dhe miellit, por që, sipas tij, fajin për këtë e kanë udhëheqësit e shtetit.

“Njerëzit tanë këtë gjë e bëjnë për shkak se nuk besojnë në shtetin dhe udhëheqësit e tyre. Edhe, nuk kanë aq shumë faj, pasi që shteti dhe udhëheqësit e tyre në këto raste i kanë lënë gjithmonë në baltë,” tha ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Pse ngriten çmimet?
Gazetarët e huaj në Ukrainë, në mesin e tyre edhe Tim Judah, me të cilin bisedova para pak ditësh, lajmërojnë se në këtë vend nuk janë ngritur çmimet. Madje, edhe në Kiev që bombardohet nga forcat ruse, gjërat themelore ushqimore dhe barnat shiten në shitore e barnatore si më parë. Njësoj, me të njejtin çmim.
Nëse çmimet nuk kanë ndryshuar mu në vatrën e luftës, pra në Ukrainë, pse ato rriten, madje në mënyrë astronomike, në Kosovë dhe Shqipëri ku gjasat për t’u përfshirë drejtpërsërdrejti në luftë janë minimale?
Rritja e paarsyeshme e çmimeve, sidomos e vajit, është alarmuese. Nuk mundet një litër vaj të jetë tri herë më i lartë në Prishtinë se në Londër, qytet i cili ka fuqi blerëse disa qindra herë më madhe dhe që në rast të luftës sulmohet i pari. Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk është vetëm faj i tregtarëve dhe qeverisë, e cila e lejon një gjë të tillë. Ngritja e çmimeve vjen si rezultat i kërkesës së qytetarëve, të cilët blejnë miell me tonelata dhe vaj me kuintalë.
Pse këta njerëz e bëjnë këtë gjë? Pse blejnë kaq shumë? Kjo është për shkak se kanë frikë nga lufta. Kjo është arsyeja, që në fakt është qesharake. Gjasat që Kosova të përfshihet në luftë janë minimale. Por, po e marrim se është rrezik i vërtetë dhe se kjo gjë do të ndodhë. Atëherë, çka iu duhet mielli dhe vaji i rezervuar pa hesapë?
Njerëzit tanë këtë gjë e bëjnë për shkak se nuk besojnë në shtetin dhe udhëheqësit e tyre. Edhe, nuk kanë aq shumë faj, pasi që shteti dhe udhëheqësit e tyre në këto raste i kanë lënë gjithmonë në baltë. Udhëheqësit në rast lufte kanë ikur dhe së bashku me tregtarët janë pasuruar. Prandaj, njeriu ynë në këto raste e ringjallë elementin feudal: mekanizmin e familjes. E zbaton një veprim primitiv që me të ta siguroj familjen.
Por, këtu nuk bëhet fjalë për asnjë siguri për shkak se në rast lufte njerëzit nuk do të kenë mundësi të mbyllen dhe ta harxhojnë vajin dhe miellin duke e soditur luftën. Njerëzit te ne, për shkak të përvojës së keqe, ende nuk e kanë kuptuar se në luftë mbrohet shteti e jo familja. Krijimi i rezervave individuale apo familjare është mentalitet që nuk përkon me modernen. Nëse dikush ka siguruar ushqim me tonelata, atij tjetrit ia ka pamundësuar edhe furnizimin më esencial. Dmth në rast lufte ka pranuar që ai tjetri të vdes nga uria.
Nëse deri tashti nuk kemi mësuar asgjë, tashti e kemi rastin që të mësojmë nga Ukraina. Ja pra, shiheni se si mbrohet shteti. I madh e i vogël, gra e burra janë çu n’kamë me mbrojtë shtetin. Mielli, së bashku me vajin dhe ushqimet tjera bëhen të përbashkëta. Gratë sjellin miellin dhe vajin e tyre nga shtëpia dhe bëhen bashkë për të gatuar për ata që janë në front.
Njëherë e për gjithmonë duhet ta flakim anash shprehinë e grumbullimit të paarsyëshëm të ushqimit, të cilin do ta hamë gjatë luftës dhe në të cilën nuk do të marrim pjesë. Jo, kjo nu duhet të ndodhë. Shteti edhe gjatë luftës duhet të funksionoj. Bile edhe më shumë se para luftës. Shteti edhe në luftë duhet të siguroj ushqim, njësoj si në paqë. Prandaj, duhet ruajtur shtetin dhe në rast lufte duhet ndihmuar që aparati i tij të funksionoj edhe më mirë se në paqë. Në luftën e fundit në Kosovë, ne nuk kemi qenë në gjendje ta mbrojmë as familjen e as shtetin. Kjo ka qenë për shkak të një mentaliteti të stërvjetruar, të cilin tashti duhet ta ndryshojmë.

Drita mund të luaj me kokën lart, shanset nuk janë të pamundura
“Cunami” në futbollin e Kosovës
Pse jemi me fat si shtet?
Bunjaku Rexhepi: Pse kryeministër po bon filma? – Vet je bërë skenarist e vet producent
Faton Bislimi: Kosova ka nevojë për një drejtim të ri – për një vizion që e vendos vendin mbi gjithëçka tjetër!
Artikulli i mëparshëm Flet Ramiz Kelmendi për rritjen e çmimeve: Vaji mund të zëvendësohet me margarinë
Artikulli tjetër Dështon miratimi i pagës minimale në vlerë prej 264 eurosh

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.