Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për secilin produkt të naftës.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.42 euro për litër ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.72 euro për litër.
Çmimet vlejnë për datën 1 nëntor dhe janë valide 24 orë.