Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes Rusisë e Ukrainës për zhbllokimin e eksporteve të grurit në portet ukrainase në Detin e Zi, çmimi i grurit ka rënë për 2 për qind.
Sipas BBC, perspektiva e zhbllokimit të mbi 20 milionë tonë drithëra ukrainase ka çuar direkt në zvogëlimin e çmimit, transmeton Klankosova.tv.
Bllokimi i drithit të Ukrainës gjatë luftës pesë-mujore ka shkaktuar një krizë globale ushqimore me produktet me bazë gruri, si buka dhe makaronat, duke u bërë më të shtrenjta.