Në Kosovë, numri i të prekurve me Covid-19 deri dje ka qenë 870, në mesin e të infektuarëve janë edhe 11 zyrtarë policorë, njofton Klan Kosova.
Këtë e deklaroi për klankosova Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Nga këta policë të prekur 4 prej tyre janë shëruar. Ndërsa, shtatë vazhdojnë të jenë pozitiv por janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarëve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 653, ndërsa i të vdekurve në 28.