Në javën e fundit në Kosovë janë regjistruar numër shumë i lartë i rasteve me Covid-19 duke shënuar rekorde dhe rritur shqetësimin, se masat kufizuese nuk po respektohen sa duhet, kjo ka shtyrë autoritetet përkatëse që të ashpërsojnë masat.
Vetëm sot në Kosovë janë shënuar 963 raste, numër ky rekord që nga fillimi i pandemisë dhe janë shënuar 13 viktima në 24 orët e fundit.
Me rastet e sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 10 mijë personave, më saktë janë 10.191 raste aktive..
Nga kjo shifër alarmante, gjysma e rasteve aktive janë në Prishtinë, ku është kryer edhe numri, dukshëm më i madh i testimeve.
Sot, IKSHPK-ja njoftoi për 13 të vdekur e 963 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 27.851, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në 797.
Nga sot, në Kosovë fillon zbatimi i masave të reja ku kufizohet lëvizja e qytetarëve nëpër disa qytete, gastronomia ka orar të veçantë dhe shumë masa të tjera.//gazetametro.net