By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive

Përditësimi i fundit: May 24, 2024 8:30 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj.

- Advertisement -

“Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Jetëgjatësia globale ra në 1.8 vjet, përkatësisht në 71.4 vjet apo në nivelin e njëjtë sa ishte më 2012, u tha në studimin e kryer nga OBSH-ja.

Periudha kohore që mesatarisht një person mund të presë që të jetojë me shëndet të mirë ra në 1.5 vjet apo në 61.9 vjet më 2021 – niveli i njëjtë sa ishte më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë pandemisë ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e atij studimi deklaruan se COVID-19 kishte “më shumë ndikim” në jetëgjatësi sesa çdo ngjarje tjetër gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”.

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL/

Zbrazja e plazheve për shkak të çmimeve, Edi Rama: Është një mësim për bizneset, vetes ia bëjnë
Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin
Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari dy ditë më parë në Gjilan
32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar
Mos hipni në autobus të pa vaksinuar e pa maskë, Policia mund t’ju denojë
Artikulli i mëparshëm Gjykimi për Thaçin dhe të tjerët vazhdon më 27 maj
Artikulli tjetër Stërvitja e fundit para sfidës Dukagjini, e gjithë skuadra është gati

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.