Klkubi Futbollistik “Drita” të dielën shënoi fitore të madhe në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Prishtinës, me rezultat minimal, 1-0.
Qendërmbrojtësi i bardhekaltërve, Ardian Cuculi ishte i ftuar në emisionin sportiv ‘Kamp10nët’.
Cuculi e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë fitore të gjilanasve, marrë parasysh se vinin nga një situatë psikologjike jo edhe aq të mirë.
Sa i përket formës së skuadrës së tij, ai u shpreh shumë optimist pasi janë vetëm dy pikë larg kreut, dhe i kërkoi tifozëve pak durim.
‘Të gjithë flasin se Drita nuk është në formë, por Drita është vetëm dy pikë larg kreut të tabelës. Drita ka 70% ndryshim të formacionit, kemi edhe lojtarë që kanë qenë të lënduar dhe s’kanë pasur fazë përgatitore. I Falenderoj dhe lus tifozët për pak durim sepse rezultatet e klubit do të vijnë’, tha Cuculi.