Oficerët korrektues në Dubravë kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil që u tentua të futej në këtë qendër përmes një reshovi elektrik.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës, shkruan Jepi zë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia ndërsa ndaj të dënuarit që dyshohet se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët , më saktësisht në një Reshov Elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.