Dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës i paraparë për tu zhvilluar këtë të shtunë është shtyrë për ditën e hënë. Shkak për këtë është bërë ndërprerja e ujit në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton Gazetasheshi.com.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë impiant ndërpritet uji, ndërkohë që Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar që ta sjellë sistemin VAR pikërisht në këtë stadium.
Dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës është shtyrë për ditën e hënë.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve gjilanas. Eroll Januzi, Selami Haziri dhe Fatlum Jashari.
/Gazeta Sheshi/