“Jemi përgatitur mjaftueshëm mirë për këtë ndeshje me objektivin e vetëm ta fitojmë atë. Shfrytëzoj rastin të ftoj tifozët “Skifterat” të vijnë në numër sa më të madh dhe ti mbështesin futbollistët në këtë përballje”.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme, e kam thënë edhe më parë. Vijmë nga një fitore tejet e rëndësishme, siç ishte ajo në udhëtim te Llapi, ndaj motivi dhe atmosfera është në nivelin e duhur”.
“Çdo futbollist që do ketë mundësinë të futet në fushën e lojës, do ta jap maksimumin dhe do të bëj çmos që kjo ndeshje të fitohet edhe pse nuk mbaron asgjë edhe nëse fitojmë, por edhe nëse nuk e fitojmë. Ka ende lojë deri në fund të kampionatit dhe ne do të luftojmë në çdo ndeshje”.
“Grupi është i gatshëm për këtë ndeshje. Atmosfera brenda skuadrës është e mirë dhe futbollistët mezi po e presin ndeshjen”.
🎙️ Debatik Curri, trajner i SC Gjilanit

