Albert Dabiqaj është deklaruar për herë të parë si lojtar i Dritës.
Reklama
Lojtari u largua nga Gjilani, për të kaluar te rivali i tyre i qytetit – në një transferim befasues.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar Dritës, ndërsa ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë.
“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani”, ka thënë ai për faqen e klubit.
“Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje, por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”.