Trashëgimtari i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq në krye të Partisë Socialiste të Serbisë, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, si ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiq sot është deklaruar në lidhje me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës pranë manastirit të Banjskës, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa persona, se “pyetja më e rëndësishme është se çfarë ka kërkuar Policia e Kosovës atje, sipas cilit ligj dhe sipas cilit dokument”.
Daçiq, ka thënë televizionit e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci.