Mirlind Daku është prezantuar te skuadra e njohur kroate NK Osijek, duke bërë kështu një hap të madh në karrierën e tij
Sulmuesi gjilanas nuk ka harruar të falenderoj të gjithë atë që ndihmuar në zhvillimin e tij si futbollist, derisa premtoi më tepër punë dhe angazhim në mënyrë që të dëshmojë arritjen e tij, shkruan Gazetasheshi.com
“Erdhi momenti i shumë pritur per mua. Po e bëjë një lëvizje të madhe në karrierën time. Së pari dua të falenderoj familjen time që më kanë mbështetur në çdo moment si në të keq ashtu edhe në të mirë. Po ashtu dua të falenderoj Agim Maliqi që ma dha mundesinë së pari herë në elitën e futbollit kosovar, pastaj dua të falenderoj njëashtu edhe Tahir Batatina, Sunaj Keqin, Jeton Mehmeti dhe Nexhat Dumnica për besimin dhe sinqeritetin e treguar ndaj meje. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi që i kam pasur si te Hajvalia ashtu dhe së fundmi te Llapi, që më përkrahën në çdo moment dhe më ndihmuan që të ngritem si futbollist.
Faleminderit poashtu edhe menaxhereve Shkumbin Qorrmemeti, Afrim Ajeti dhe Haris Fakic për mundesinë e dhënë që të jem pjesë e njerës nga ekipet më të mira të Kroacise, NK Osijek. Shpresoj që do te ju bëjë krenarë gjithëve. Faleminderit 1000 herë llapjanëve të cilët më kanë përkrahur, po ashtu edhe të gjithë atyre që më përkrahën. Nga sod do jem pjesë e NK Osijek, do të mundohem me gjithë zemër të përfaqesojë familjen time dhe posaqerisht kombin tim Shqiptar”, është shprehur Daku.