Golashënuesi më i mirë i Vala Superligës së Kosovës në edicionin e fundit, sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku i cili kampionatin e përfundoi me 17 gola të shënuar, aq sa edhe nigeriani i Trepçës ’89, Oto John, është shumë pranë kalimit te skuadra e njohur kroate, Dinamo e Zagrebit.
Vetë futbollisti ka thënë se ende nuk dihet si do të rrjedhin gjërat, por nuk i ka mohuar kontaktet. “Ende nuk ka asgjë zyrtare. Të shohim si do të rrjedhin gjërat. Ka pasur kontakte, por ka pasur edhe oferta tjera. Shpresoj të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Daku për Insporti.com.
Ndryshe, transferimin e sulmuesit te një klub i madh e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina