Klubi i FC Drita ka bërë të ditur se tashmë janë në dispozicion biletat për tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër ndeshjen e kthimit ndaj NK Celje, në kuadër të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League.
Biletat janë hedhur në shitje nga klubi vendas përmes platformës online dhe çmimi i tyre është 20 euro. Tifozët e interesuar mund t’i sigurojnë ato nëpërmjet sistemit elektronik të shitjes së biletave të Celjes.
https://nk-celje.mojekarte.si/…/vstopnice-1210576.html
Në përballjen e parë, skuadra gjilanase u mposht me rezultat 3-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Takimi vendimtar do të zhvillohet më 26 mars, ku Drita do të synojë përmbysjen dhe kualifikimin tutje.

