Policia arriti që të arrestojë Gjuriq përderisa po zhvillonin një takim me serbët e tjerë në veri të Kosovës si dhe përfaqësues të Serbisë, lidhur me zhvillimet në Kosovë si dhe dialogun në mes dy vendeve.
Është pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme që kisthe refuzuar kërkesën e Gjuriq, disa ministrave të tjerë dhe Selakoviq-it.
Në kohën kur Gjuriq u arrestua, shumë prej serbëve u munduan ta kundërshtonin këtë gjë. Në një moment kur pjesëtarë të Njësive Speciale të Kosovës po kërkonin Selakoviq në sallën ku po mbanin fjalime, vërehet se si njëri prej serbëve kundërshtonte hyrjen e policisë në sallë përderisa shumë të tjerë qëndronin kokulur. Ndryshe pjesëtarët e policisë shihen të vepronin në mënyrë shumë korrekte me secilin person që gjendej brenda sallës.
Selakoviq pak para se të arrestohej Gjuriq po mbante një fjalim ku po u premtonte serbëve se nuk do të heqë dorë prej tyre.