Beg Morina nga Prizreni, pak minuta para se të vdiste kishte nisur një video LIVE në Facebook. Vetura e tij ‘Mercedes’ raportohet se ishte në shpejtësi të madhe dhe në afërsi të një rrethi, derisa ai kishte humbur kontrollin duke dalur tërësisht nga rruga, shkruan Insadjeri.
Vdekja e prizrenasit u konfirmua edhe nga të afërmit e tij, të cilët shprehën ngushëllime.
Mediet hungareze shkruajnë se aksidenti i kosovarit ndodhi në vendin e quajtur Szigetszentmiklós në afërsi të kryeqytetit hungarez, Budapest.
Mediet në Hungari po ashtu kanë publikuar fotografi të veturës së aksidentuar.
VIDEO :