Në zgjedhjet e sotme deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve është më e ulët në të njëjtën kohë se në ato të 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, sot deri në orën 11:00 kanë votuar 165,404 qytetarë. Kurse më 9 shkurt deri në ora 11:00 kishin votuar votuar 169,650.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165,404 votues apo 8.27%. deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169,650 votues”, ka thënë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

