Sot, Dancing House nga Gjilani përfaqësoi denjësisht Kosovën në një nga festivalet më të mëdha të Bullgarisë, Sofia Dance Fest 2025. Duke qenë të vetmit garues nga vendi ynë, vajzat e talentuara konkurruan mes ekipeve nga Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe vende të tjera, duke siguruar një sukses të madh me vendin e tretë.
Grupi prej 16 vajzash nga Gjilani, nën koreografinë e përgatitur nga Naski Ahmeti, mahniti jurinë dhe publikun me performancën e tyre energjike. Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e Anduenës, një vajzë me sindromën Down, e cila dëshmoi se arti dhe pasioni nuk njohin kufij.
Urime Dancing House, koreografes Naski Ahmeti dhe të gjitha vajzave që ngritën lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit!