Java e 24-të në BKT Superligën e Kosovës, do të vë përballë Dritën dhe Gjilanin, dy skuadrat nga i njëjti qytet që po luftojnë për titullin e kampionit.
Këtë ndeshje do të drejtojë Dardan Çaka, ndërsa në VAR do të jetë Visar Kastrati.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Në ndeshjen tjetër interesante mes Llapit dhe Drenicës, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu.
Malisheva – Ballkani do të gjykohet nga Alban Shala, ndërsa takimin i mbijetesës mes Ulpianës dhe Dukagjinit i është besuar Shpëtim Murtezit.
Ndeshja e fundit është ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës, që do të gjykohet nga Besfort Kosumi.