Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj po e kundërshton marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të vijë ajo për Asociacionin.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje është edhe një hap drejtë autonomisë së pjesës së veriut të Kosovës.
Molliqaj, vlerëson se përmes kësaj marrëveshjeje, Albin Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Kristal e qartë. Marrëveshja për energjinë është avancim i autonomisë së Veriut. Udhërrëfyesi për energjinë na tregoi udhën që ky dialog po e ndjekë. Koordinata kristal e qartë. Marrëveshja për energjinë është avancim i autonomisë së Veriut. Udhërrëfyesi për energjinë na tregoi udhën që ky dialog po e ndjekë. Koordinatat e një marrëveshjeje përfundimtare tashmë kanë dalur në sipërfaqe. Nuk la vend për hamendje e spekulime. As për interpretime. Ajo çka dihet është që asnjë marrëveshje që ka në qendër paqen mes popujve nuk lejon krijimin e entiteteve autonome në hapësirën shtetërore të një vendi tjetër. Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ka thelbin tek kjo natyrë politike. Përjetësimi i konfliktit është ushqim për politikanët autoritar si Kurti e Vuçiq.
Kemi thënë në krye të herës që Kurti është vazhdimësi e marrëveshjeve të pjesshme, të cilat vizatojnë hartën e Kosovës mbi baza etnike. Përmes kësaj marrëveshjeje Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës. Ai po kujdeset që marrëveshjet që dikur mbetën vetëm tekste pa fuqi politike, të marrin jetë.
Përderisa procesi i kaluar negociator e kishte si qasje politike arritjen e marrëshjeve përmes pjesëve të ndryshme. Procesi i tanishëm në krye me Kurtin ka si strategji këtë qasje: marrëveshjet për tema të veçanta si arritje më e lehtë dhe disi e padallueshme e perfide e marrëveshjes finale, pa u dalluar efektet aty për aty. Ky është popullizmi. Ky është rreziku.
Pushtetit të ri iu dasht pak kohë për ta rrëzuar tërë ligjërimin e ndërtuar pikërisht ndaj kësaj qasjeje dhe kësaj përmbajtjeje që sot e firmosi.
Nënshkrimi i Qeverisë së Kosovës nuk na përfaqëson.