Atmosfera pritet elektrizuese në qytetin e Bazelit, ku sonte përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “FIFA 2026”.
Një valë e madhe e tifozëve shqiptarë nga Kosova dhe mërgata kanë mbërritur në Zvicër, duke krijuar një atmosferë të rrallë në rrugët e qytetit, raporton Klankosova.tv.
Dardanët përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se sipas rekomandimeve të forcave të rendit zvicerane, të gjithë tifozët janë të ftuar të grumbullohen në parkun “Christoph Merian Park” duke filluar nga ora 14:00.
Ky është vendtakimi zyrtar i organizuar para nisjes drejt stadiumit.
Ndeshja Zvicër-Kosovë do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin legjendar “St. Jakob Park” në Basel.