By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... DASH: Kosova, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

DASH: Kosova, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje

Përditësimi i fundit: July 20, 2022 9:27 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit KA publikuar të martën raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

- Advertisement -

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.

KOSOVA

Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafikim, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, thuhet në raport.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit krijoi ekipe lokale shumëdisiplinore për të përmirësuar bashkërendimin për rastet e trafikimit në tre rajone dhe qeveria shtoi fondet për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të.

Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për lypjen e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.

Ndjekja penale

Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “përdorim të shërbimeve seksuale nga një viktimë trafikimi”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin 2020. Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin 2020.

Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin 2020. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie. Ndërsa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lendeve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbetën të hapura nga vitet e mëparshme.

Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin 2020. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Një viktime ishte nga Shqipëria.

Profili i trafikimit

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët detyrojnë gjithashtu gra nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane në trafikim seksual.

Trafikantët rekrutojnë gra dhe vajza me premtime për martesë ose punësim si kërcimtare dhe këngëtare dhe i detyrojnë viktimat në trafikim seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët janë të rrezikuar nga trafikantët.

Raport i rekomandon Qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara.

Vdes tifozi më i vjetër i qytetit të Gjilanit
Kushtetuesja: Do të nxjerrim vendim meritor për kërkesat rreth konstituimit të Kuvendit
Diell dhe temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
I dha para biznesit të babait, asamblistja e PDK-së denoncon kryetarin e Prizrenit
MSH bënë thirrje për personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk janë vaksinuar ende
Artikulli i mëparshëm Sot mblidhet Qeveria
Artikulli tjetër S’ka termine për viza Schengen deri në këtë muaj

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.