Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi sërish se e kanë bërë të qartë që Kosova duhet ta shtyjë periudhën e implementimit të vendimit për targat, transmeton Paparaci.
Ai përsëriti se janë të dëshpëruar dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve më të ngushtë ndërkombëtarë për implementimin.
Me anë të një konference për media, Price para gazetarëve u shpreh se kanë qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që ShBA-të bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit.
“Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo implementim në faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të implementimit”, shtoi ai./Paparaci/