Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës.
Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në pjesën për Kosovën, raporti i DASH-it vë në dukje se tensionet e vazhdueshme me Serbinë vazhdojnë të jenë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja.
Ekonomia e Kosovës, thuhet në raport, ka dëshmuar qëndrueshmëri të konsiderueshme në vazhdën e goditjeve globale dhe rajonale, duke përfshirë pandeminë COVID 19, agresionin rus në Ukrainë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të mallrave.