Fshati Dobërqan, i Komunës së Gjilanit, njihet si vendi më i pastër në Kosovë. Banorët e këtushëm, përveç që kujdesën për pastërtinë e tij, ata kanë edhe një kujdes të shtuar ndaj kafshëve.
Agron Murseli, është njëri prej tyre. Ai me vetiniciative, ka ndërtuar shtëpiza të ndryshme dhe i ka vendosur në pemët e fshatit, për t’i ushqyer zogjtë dhe shpendët në përgjithësi.
Ai ka thënë se e gjithë kjo ide erdhi si rezultat i dashurisë që ka ndaj tyre.
“Meqë në stinën e dimrit ka mungesë të ushqimit për kafshët, kam vendosur të ndërtojë këto shtëpiza që janë edhe të mbuluara për të mos iu lagur ushqimi atyre. Këto shtëpiza kanë bukë, misër të bluar, grurë. Meqë lumen e kanë afër nuk kam parë të nevojshme të vendos ujë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, banori i fshatit Agron Murseli.
Më të hyr në këtë fshat do të ndeshësh me shumëllojshmëri të këtyre shtëpizave, të cilat përveç rëndësisë, i japin edhe fshatit një pamje tërheqëse.
Agroni ka thënë se të gjithë ne duhet të kujdesemi për këto krijesa të bukura, në këtë kohë të ftohtë dimri, pavarësisht vendit.
“Këtë e kemi bërë për shkak të dashnisë së madhe për kafshët”, deklaron më tej Agron Murseli.
Por, jo vetëm për zogjtë. Agron Murseli po kujdesët edhe për qentë. Tashmë edhe ata kanë ku të strehohen e me çka të ushqehen.
“Duke parë qen rrugëve kam ndërtuar edhe këtë shtëpizë në mënyrë që ndonjë qen endacak të vij të strehohet këtu, ndërkohë që unë u sjellë edhe ushqim kohë pas kohe”, shprehet më tej Agron Murseli.
Cicërima e zogjve në shtëpizat e tyre, e zhurma që krijonin rosat në lumin aty pranë krijohet një atmosferë ndryshe nga fshatrat tjerë.
Agron Murseli, ka thënë se me këtë iniciativë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.