Arbër Ismajli
Këtë ndjenjë e dijnë më së miri bashkatdhetarët tanë, që pothuajse tërë jetën e tyre iu kanë ekspozuar rreziqeve që nga momenti kur në kokën e tyre është futur idea për migrim.
Kur një mërgimtar prenoton biletën për të ardhur në vendlindje, ai veçse ka përjetuar gëzimin dhe hidhërimin njëkohësisht.
Ditën kur do të vijë, përjeton ditën e gëzimit dhe, ditën kur përsëri kthehet mbrapa, do ta përjeton ndjenjën e hidhërimit, përmallimit e mallëngjimit.
Ndërsa, brenda kësaj zbrazëtire që vetëm shpirti i tij e din se çfarë ndjenje është, ai përjeton rrezikun, dashurinë, vlerësimin, shfrytëzimin, përbuzjen e nganjëherë edhe nënçmimin.
Në të shumtën e rasteve, ndjenja këto që shumë thjesht nuk do t’i përjetonte asnjëherë nëse veten e tij do ta trajtonte si turist, e do t’i vizitonte vendet nga më të mirat e botës. Por ja që jo, pavarësisht nënçmimeve, përbuzjeve e fjalëve, ai përsëri e zgjedh vendin e vet!
Vendlindja ua rikujton atyre se lidhshmëria ndaj familjes e vendit është më e fortë se mundësitë e shumta që t’i ofron pasuria e kësaj bote, pra: guri i rëndë peshon në vendin e vet!
Zoti i ruajt e ua bëftë dritë rrugëtimet, e neve na bëftë më mirënjohës e më falënderues ndaj dashurisë e kontributit të tyre.