AH GILAN, AH ZAMAN
DASMAT NE GILAN NGA VITI 1945 DERI 1975, KUJTIMET NGA PRINDERIT DHE UNE
DR.SHEVQETI
16 nentor 1945.Prindi im Ramushi qe kishte lindur ne Gilan me 1923 me ka treguar se ne këtë dite te ura e Masketarit filloj festimi i kesaj dite ku ishin mbledhur prtizanet, por kishte edhe shume nga fshataret qe ishin bashkangjitur ketij grupi dhe festonin.
Nga terasa e shtepise skaj lumit Dobrusha ku ishin Stoshiqet ne terase qendronin disa njerez dhe shiqonin euforine e çlirimit te qytetit.Kishte zhurme te madhe, muzike, perdorim te pijeve alkoolike te punuara ne shtepi. Ne kete vit perballe shtepise se Adem ages, aty ku ishte me vone teknika popullore ishte OZNA qe çdo dite ne oret e mbremjes ftonte qytetaret e ” dyshmte” qe gjate viteve 1941-1945 kishin bashkepunuar me armikun.
Disa te ftuar nuk u kthyen asnjehere ne mesin familjar. Baba me tregonte se me 1945 ne Gilan nuk ishte bere asnje martese. Shiqova ne arkivat e qytetit per kete vit nuk kishte kurfare dokumenti per kurorizime e bera ne Gilan. Me 1946 poashtu martesa kishin qene ne pushim. Me 1947 per njembedhjet muaj kishte pasur 489 martesa.Vitin 1948 qyteti kishte pasur 8612 banore kur ishte bere rexhistrimi i pare i pasluftes, numri i shtepive kishte qene 1738.Ne vitin 1949 numri i martesave ne komune kishte arritur 942. Martesat e gilanaseve beheshin ne mes familjeve ekzistuuese ne Gilan, me vajzat e Doberqanit, Perlepnices, Cernices, Radivojcit, Devajes. Kontaktet e gilanaseve me fshatra tjera ishin te vogla. Keshtu ne perioden 1945-195o nuk kemi martesa me vjaza te Karadakut, Bresalcit, Poneshit ose fshatrave tjera. Zakonisht dasmat beheshin ne oboret e medha qe ishin, ku ne diten e merkuere tuboheshin femrat e familjes me def benin muzike. Kendohej kenga “Alishim”, kenga e Hasan ages, kenga e Kandil Garibit, kenga ” lingo- lingo shisheler”, luaj vallja e Agushages dhe “gillanka”.Ne obor per mysafiret familjar, per kojshite behej gjelle nga anataret e familjes. Nusja zakonisht merrej te dielen heret ne mengjez me srem, qe kishte nje ose dy qylima mbi per te mos shikuar nusen nga mesyshi Vjerra ne kerrin e nuses sillej si kapedan, zakonisht aty ishte edhe ndonje femi i vogel, per te plotesuar bestydnine e fertilitetit.
AH GILAN, AH ZAMAN
Bisedat informative ne Ozna, konfiskimi i prones nga shteti, me 1948 ” otkupi’ duke ja marrur ushqimin nga shtepite, mbyllja e xhamise ne qender dhe shenderrrimi ne depo, dhuna ne menjanimin e shamise, frika nga humbja e vyrtyteve fetare ndikuan ne migrimin e madh te gilanaseve ne Turqi.Ne perioden 1954 deri 196o numri i qytetareve te Gilanit te sheperngulur ishte mbi 425 familje, ku numri mesatare i familjes ishte 7-8 antare. Qyteti filloj te zbrazej, shume familje te njohura gilanase , si disa familje te GjInolleve, Sirixhaneve, Makifalelve, Agushageve, Mehmetaleve, Saliqaveve, Novoberdalite, Okllapeve,Mijezineve, Dizdareve, Kahvexhilereve, Mullaavdoviteve, Mullasherifeve, Maliqajet. Qyteti dita -dites zbrazej. Shteti konfiskonte pronat e tyre, tokat, shtepite, dyqanet, disa shitnin pronat e tyre sa per te marrur ndonje para per rruge. Qyteti filloj te zbrazej, hyri ne depresion, kapixhiket ne mes shtepive filluan te mbyllen, sokaqet vaditeshin me lot. Depresioni prej vitit 195o deri 196o gjithnje rritej, ata qe mbeten dukeshin si jetima. Gilanasit nuk kishin ne qytet me kend te martoheshin. Keshu ne komunen e Gilanit me 195o kishte 4o5 martesa, me 1953- 1o8, me 1956 -9o, 196o kishte vetem 1o6. Filloj pastaj nga vitt 196o migrimi nga fshatrat ne qytet. Filluan ne Popovice te vijne nga fshatrat e Kamenices dhe Karadaku, Deri me 1967 mbi spital kishte vetem disa shtepi nga Shurdhani, Pidiqi, Stanqiqi.
Qenar Qeshma akoma nuk kishte banore. Fshataret nga Kamenica dhe Gollaku i Bujanovcit filluan te vendosen ne Dheun e Bardhe mbi vendbanimit rome. Martesat filluan te shtohen, gilanasit filluan te marrin nuse nga banoret e zbritur nga fshatrat,por edhe te martohen me mesit me femra nga fshati, por gilanaset nuk donin te martohehsin ne fshat, pritnin fatin ne qytet.Disa duke pritur mbeten te pamartuara. Martesat e banoreve serb ishin cdo te diele. Banda e Rashit Salijeviqit me truba defilonte neper qytet nga shtepia e familjes, te shtepia e nuses deri te kisha e Shen Nikolles. Kumbara rruges hedhte leblebia, para te bardha, ne femijet vraponim per te mbledhur ndonje pare. ,Me kujtohet martesa e Brankes ne mehallen time qe ishte motra e Cicit qe u martua ne Varosh. Trumpetat rruges nuk ndaaleshin. Me 1953 Gilani kishte pasur 188o shtepi, me 1961- 2749, ndersa me 1971- 4o25 shtepi.Me 1953 qyteti ksihte pasur 925o banore, me 1961 kishte pasur 12681, ndersa me 1972 -21258.Romet benin dasmat me te mira ne rruge ne Karadak mehalle ose pas stacionit. Tre dite, tre nete hedhnin valle, shperndanin emocione, kalamaj ne rruge sa te duash. Muzika rome ishte e para. Gjithe muzikantet ne dasmat gilanase ishin rome. Dema me tupan, Kurta me klarinet, Xhevati me harmonike, Orhani me xhymbysh. Dasma ne hotel” Europa” deri me 197o nuk kishte.
Femrat qe ishin ndare nga bashkeshorti zakonisht martoheshin per here te dyte te ejteve. Ne femijet perdornin fjalen”qenka vejushke” Dita e marte ishte dita e grrave, prezentimi qejzit, shtepia ishte e hapur per çdo vizitor.Raba, Qelebija, Nexha e kallnin atmosferen me def. Nexha ishte bajraktare e muzikes me def ne Gilan .Femijet neper qytet kalonin me tepsia me bakllave ne koke, ne fillim qendroni romi qe barte ne shpinde dashin me brina me dy molla ne brina. Perpara ecte muzika.Vizitonim shtepite e akrabave, numri i femijeve me tepsia ne koke çdo here shtohej.
Me parate e fituara shkonim ne kinema me shikue Herkulin dhe Alladinin. Per femijet ishte feste.Neper rmehalle kalonin kolonat e grrave dhe vajzave te reja, shiqonin, shkembenin mendime. Disa me sy qakalli vjedhnin “yrneket”. Ne dasma qe beheshin ne shtepi ne diten e marrjes per krushq ne kazan pergaditej “jani” me mish. Disa familje te pasura ftonin grate qe ishin te njohura per pergaditje ushqimi. Me kujtohet se nje dite te tere ngrin qepe, mua me djegnin syte dhe nuk qendroja ne oborr.
Gilanasit qe martohesnin ne fshatra qe nuk kishin srem goditeshin me Murat Ballancen, Vesel Koretinin, Baki Malisheven, Gani Velekincen. Per Rrogoqice kushtonte 7oo banka, per Desivojce 1ooo banka. Me kujtohet martesa e Hajdarit te Mullaavdes qe punnte ne komune kur u martua ne Hodonovc shkuam me autobus “Dubrava” me marr nusen. Dalengadale sremat per nuse ne qytet humben. Para kesaj martese me kujtohet martesa e Idrizit ne Pasjak ne muajet e vjeshtes, ku rruga ishte plote balte, kur kali ne marham nga balta e theu kemben. Me kujtohen thenjet ne dasmat serbe'”kume, liroje doren se tu kall qesja”. Me kujtohet edhe momenti kur shkuan me marr nuse me fiqe qe bardhe. Disa gilanas ishin martuar edhe jashta Gilanit, pasi ishin njohur ne studime.Mahmuti kishte marrur Sebahaten nga Ohri, dr. Remziu ishte njoftuar ne mesusen Nazmije ne Shkup, hyseini mesuesi nga Radovishi, Faik Osmani dhe Dushi Devaja nga Gjakova. Ata qe kishin gjendje te veshtire ekonomike kIshin probleme me martese, keshtu u hap vija martesore me Bosnje. Keshtu ne fshtrat e Gilanit ka shume boshnjake te martuara, nga Bratunci, Zvorniku, Bjelina, Brqko, Tuzlla, Bihaqi, Gradaqaci. Kur fillova si mjek fillova ti rexhistroj keto martesa, pasi ne dikcionin e te folurit i njihja. Kishte shume ne Uglar, Bresalc, Livoq te Eperm, ne fshatrat e Karadakut dhe Gollakut. Kishte raste kur dy motra ishin per dy vellezer. Ne mehallen time kishte kater boshnjake te martuara.Anamorva u mbush me nuse boshnjake. Birokratet e lindur naten filluan te martohen me serbe, pastaj ja nderronin emrat ne muslimane. Ndersa Ferinazi ishte e njohur per shtitje te pajisjeve per nuse. Eh dynja, dynja…
AH GILAN, AH ZAMAN, tani te vertetat i idheta te kohes po mbeshtillen me celofan, duke meshefur te kaluaren qe ishte e vertete, por kishte çdo gje ekologjike, pa ndotje te trurit dhe shpirtit me toksine te botes bashkohore. U beme konzerve ballkanike me produkte vendore qe nuk kane licence kualiteti. Po shof shume qe po shqelmojne, ndersa une kame vendosur te fluturoj me te vertetn e shishme qe ishte ne kohen e femerise sime ne qytetin qe kishte shpirtin e madh.
dr.Shevqeti