I vetmi politikan, i cili ne filozofine e tij politike, intelektuale e shoqerore, ka interesin e pergjithshem qytetar. Puna dhe karriera e tij politike, e cila po mbizoterohet me mbeshtetjen e madhe te qytetareve, bene qe kete njeri, ta duam dhe ta veçojmë për politikbërje dhe udhëheqje parimore.
z. Arbër Ismajli, ka ndergjegjje te paster morale e intelektuale, i cili mbarte ne supet e tij, karakterin e paster shoqeror, intelektual e politik. Edhe politika, si fryme e luhatshme, duhet t’i kete parimet e saja, nderkaq, ne si vend, nuk jemi mesuar t’i shohim ato. Por, egziston nje politikan modern, nje djal i ri, i shkolluar e i talentuar, i cili ka pas vete nje biografi te paster shoqerore, me nje rrjedhje prej intelektualesh, ashtu, sic ishte edhe babai i tij i ndjere, prof. Ruzhdi Ismajli, ku veprimtarine e tij politike, atdhetare e patriotike, e mbaroi me frymen e paster te nje intelektuali te moderuar, duke dhene kontribut shkencor dhe politik. Ky trasim, dhe kjo filozofi, po bartet nga njeriu me i afert i zemres se tij, Arbër Ismajli. Me punen e ndershme politike, intelektuale dhe shoqerore, ai eshte i gatshem per tu ballafaquar me qytetaret, pasi qe mbarte ne vete dashuri dhe zell per ta.
Qytetaret, jo vetem, por edhe perkrahesit e partive tjera, po e duan dhe po e vleresojne larte kontributin dhe angazhimin e tij serioz, angazhim i cili eshte vazhdimisht ne favor te te gjithe qytetareve. Fundja, Komuna e Gjilanit, por edhe gjithe Republika, duhet te kete njerez te rangut te tij, te cilet, parasegjitash, ne frymen e tyre, kane si virtyt besen dhe fjalen e dhene, angazhimin per qytetaret, si dhe besimin ne Zot e ne familje. Arber Ismajli, do te jete perhere e kurdohere, i gatshem per t’i trajtuar problemet dhe hallet e qytetareve, duke u munduar t’iu beje zgjidhje, ne menyre qe kerkesat dhe nevojat e tyre te kurorezohen me rezultate.
Arbër Ismajli do te mbetet nga politikanët dhe udhëheqësit popullorë, komunitarë dhe të sistemeve politike, i cili eshte modeli me pozitiv i politikberjes dhe trajtimit te interesave te qytetareve. Ai çdo ditë e më shumë po garanton mirëqenie të hapur brenda kornizave të drejtësisë, angazhimit dhe punës.