Sot isha prezent në dy studio televizive, ku ishin paraparë të mbaheshin debatet për Gjilanin. Por, për shkak të mungesës së kandidatit të LDK-së, debatet përfunduan në intervista.
Ballafaqimi i ideve dhe i rezultateve është pjesë thelbësore e demokracisë dhe qytetarët e Gjilanit meritojnë të shohin këtë ballafaqim, para se të dalin për të votuar të dielën.
Unë jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për debat!

			







